Gjermania publikon listën me futbollistët e ftuar, nuk mungojnë befasitë

12:51 | 10 November 2022

Trajneri i Gjermanisë, Hans-Dieter Flick ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar për Kampionatin Botëror.

Në konferencën e mbajtur për shtyp, Flick ka publikuar emrat e 26 futbollistëve të ftuar, ku nuk kanë munguar befasitë.

Gjithsesi tronditja që gjermanët e morën është se kapiteni i Borussia Dortmund, Marco Reus do ta humbas sërish Botërorin, pasi ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Në portë Flick ka ftuar Manuel Neuer, Marc-Andre ter Stegen dhe Kevin Trapp.

Mbrojtja përbëhet nga Bella Kotchap, Matthias Ginter, Christian Gunter, Thilo Kehrer, Lukas Klostermann, David Raum, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Niklas Sule.

Ndërkohë mesfushorët dhe sulmuesit janë si Julian Brandt, Karim Adeyemi, Leon Goretzka, Mario Gotze, Niclas Fullkrug, Serge Gnabry, Ilkay Gundogan, Youssoufa Moukoko, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Thomas Muller dhe Leroy Sane.

Padyshim që befasia më e madhe ka qenë ftuara e talentit 17-vjeçar të Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko i cili po kalon nëpër një super formë.

Ndërkohë befasi është edhe lënia në shtëpi e qendërmbrojtësit Matts Hummels.

Komento: