Gjermania thyen rekordin e vdekjeve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

09:59 | 16 Prill 2020

Ndodh për herë të parë në Gjermani, mbi 300 vdekje në 24 orë nga koronavirusi.

Gjermania ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Gjermania regjistroi 315 vdekje nga komplikimet që lidhen me Covid-19 në 24 orët e kaluara, shkroi në faqen e saj në internet qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch, transmeton lajmi net.

Kjo është hera e parë që më shumë se 300 vdekje janë regjistruar në një hapësirë 24-orëshe.

Gjermania regjistroi 2.866 infeksione të reja, duke sjellë në total 130 raste të raportuara në vend në 130.450.

Për disa ditë, ka pasur më pak infeksione të reja të raportuara sesa rikuperime shtesë. Në 24 orët e kaluara, 4500 njerëz janë shëruar nga Covid-19, thotë instituti.

Komento: