Gjest i madh: Gruaja me kanceri nga Kosova dhuron 50 euro për të prekurit nga tërmeti

08:53 | 27 November 2019

Një grua e prekur nga kanceri nga Kosova dhuron 50 euro për të prekurit nga tërmeti.

Shqiptarët nga Kosova kanë hapur dyert e banesave të tyre për të mirëpritur vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria që , por po kalojnë momentet më të kqija të jetës së tyre.

Ata po dhurojnë gjithçka që kanë. Dikush, madje e ka hequr edhe pallton që e kishte veshur për t’ia dhuruar dikujt që sonte ka më shumë nevojë për të.

Njësoj ka vepruar edhe zonja Gjyljeta nga Peja që sonte e ka harruar edhe sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet.

Live, në një linjë telefonike me një emision në Kosovë ajo ka thënë.

Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”.

Ky gjest i jashtëzakonshëm i bujarisë emocionoi fort dhe përloti mijëra shqiptarë që po e dëgjonin.

Komento: