Neymar bëhet i mirë, ia jep çmimin “Njeriu i ndeshjes” Chuopo-Motingut.
Futbollisti i PSG-së, Neymar, ka bërë një gjest të madh, mbrëmë. Ai ia dhuroi çmimin e “njeriut të ndeshjes”, bashkëlojtarit të tij, Eric Maxim Chuopo-Moting.
Arsye për këtë ishte goli i vonë që ky i fundit e shënoi, duke i mundësuar kështu Parisit të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2 me 1, transmeton Klan Kosova.
PSG ishte duke humbur nga Atalanta deri në minutën 90, por një gol i Marquinos e shpëtoi klubin francez nga eleminimi i papritur.
Sidoqoftë, në minutat shtesë Chuopo-Moting shënoi për Parisin, duke e dërguar klubin e tjij në gjysmëfinale.
Atalanta shënoi një gol të hershëm në minutën e 27, me Mario Pashaliq, ndërsa e ruajti epërsinë deri në minutën 90. Por, jo edhe në fund të ndeshjes, kur pësoi dy gola.
Braziliani Neymar nuk shënoi, por u angazhua shumë te PSG. Për lojën e tij, ai edhe u vlerësua “njeriu I ndeshjes”, cmim ky të cilin ai ia kaloi kamerunasit Chuopo-Moting.