Gjest i madh nga 90-vjeçarja me Coronavirus, refuzon ventilatorin: Jepjani një më të riu

13:47 | 01 Prill 2020

90-vjeçarja me Coronavirus refuzon ventilatorin: Jepjani një më të riu.

Një grua 90-vjeçare nga Belgjika vdiq nga komplikimet e koronavirusit pasi refuzoi të ventilatorin, duke u kërkuar mjekëve që ta ruanin për pacientët më të rinj.

Suzanne Hoylaerts u dërgua tek mjekët pasi shfaqi simptoma të humbjes së oreksit dhe vështirësi në frymëmarrje.Më pas ajo u shtrua në spital ku rezultoi pozitive me COVID-19.

Por refuzoi të përdoret ventilator për të marrë frymë duke u thënë mjekëve: “Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni për pacientët më të rinj”.

Ajo humbi jetën dy ditë pasi u shtrua në spital, sipas mediave belge.

“Nuk munda ti them lamtumirë dhe as të marr pjesë në funeralin e saj”, tha vajza e saj Judith pas vdekjes së nënës.

Belgjika ka regjistruar të paktën 12.775 raste të konfirmuara që nga mëngjesi i së martës. Të paktën 705 njerëz kanë vdekur në Belgjikë nga koronavirusi.

Komento: