Një qytetar në Prishtinë ka gjetur një kuletë me shumë në të mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale, të cilat i ka dërguar në polici.
Është Policia e Kosovës që ka njoftuar se shuma e parave dhe dokumentet i janë kthyer pronarit.
Njoftimi i policisë:
Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.