Gjesti për t’u vlerësuar nga lojtarët e Anglisë

20:02 | 03 Shtator 2021

Pas etiketimit si maj…nga vetë tifozët anglezë në finalen e humbur ndaj Italisë për Euro 2020, Ranheem Sterling bëhet përsëri viktimë e rac.izmit.

Sulmuesi i Manchester City shënoi golin e parë në ndeshjen Hungari-Angli dhe gjatë festimit goditet me sende të ndryshme dhe shishe nga tifozët hungarezë.

Sende ishin aq të shumta në numër saqë festimi i golit nga ana e Sterling u eklipsua totalisht.

Për t’u vlerësuar ishte gjesti i shokëve të skuadrës, të cilët formuan një rreth duke mbrojtur Sterling nga sendet e forta të hedhura në fushë.

Komento: