
Sonte në prime u diskutua debati mes Rogertit dhe Gimbos, pasi ky i pari kishte përmendur fatkeqësinë që i kishte ndodhur lojtarit të edicionit të kaluar, Gjestit.
Përfshirjen e vëllait të ndjerë të Gjestit nuk e ka përtypur Gimbo.
Lidhur me debatin e ashpër mes banorëve aktualë, konkurenti nga Kosova ka thënë se nuk dëshironte që të diskutohej, pasi mund t’i lëndonte njerëzit brenda dhe jashtë shtëpisë.
“Pajtimin” me Rogertin e ka bërë, pasi sipas tij falja është burrëri.
Ndërkohë, lidhur me publikimin e këngës së Gjestit për Villain, Gimbo ka thënë se atë ditë kishte ndjerë se jashtë shtëpisë po ndodhte diçka.
