Situatat me Gjestin dhe banorëve tjerë kanë krijuar tension në shtëpi. Pothuajse gjysma banorëve janë kthyer kundër Gjestit.
Sonte Ledioni ia dha fjalën Gjestit, mirëpo ai në shenjë revolte u kthyer i ashpër.
“Nuk dua të flas sonte hiç, le të flas Laerti vend meje”, tha Gjesti.
Madje ai u largua nga dhoma e ndejes, dhe e fiku mikrofonin.
“Kopa shumë, nuk po më jepet fjala, spo më lënë me fol”, tha Gjesti i nervozuar.
Moderatori, Ledion Liço i ka bërë thirrje atij që të rikthehet tek banorët e tjerë dhe të ketë durim.
Gjesti pranoi por i kërkoi që kur të flas ai të mos e ndërpres askush.
“Po kthehem ama askush të mos ndërhyj kur flas unë deri ta përfundoi”, tha Gjesti.
Ndërsa Ledioni i tha se nuk do ta ndërpresë askush.