Gjetaj dhe Lluka kapen mes vete në komisionin për persona të zhdukur

11:34 | 16 August 2019

Prenkë Gjetaj dhe Jahja Lluka janë përplasur në komisionin për persona të zhdukur.

Gjatë takimit të radhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Jahja Lluka, i ka thënë kryesuesit të këtij komisioni, Prenkë Gjetajt, se po bën propozim komunist.

Derisa po diskutohej për emrat e peronave që do të jenë pjesë e Komisionit, Gjetaj ka thënë se pesë anëtarët janë dakord për pjesëmarrje dhe këtu ka ndërhyrë Lluka.

“Ju kërkoj falje, por nuk po mundem pa fol. Ky propozim i juaji kryetar është propozim (mos me thënë) i pastër komunist. Krejt jemi – kurrkush s’jemi. Milliradi po thotë un nuk jam, ndërsa ti po thua edhe Millioradi”.

“Mos bëni komision me 30 vetë sepse keni me bërë vetëm një organizim. Bëjeni një këshill organizativ dhe ndani punët”.

Komento: