Gjigandët anglezë pas Rashicës

13:58 | 13 May 2020

Pas Liverpoolit e Aston Villës, Rashicës ia vë syrin edhe klubi i tretë anglez.

Ylli kosovar mund të përfundojë në Premierligë gjatë verës që vjen. Por, 23 vjeçarin e duan klube të njohura edhe në Gjermani e në Itali

Numri i skuadrave të interesuara për Milot Rashicën sa vjen e shtohet.

West Ham Unitedi është klubi i fundit që është futur në garë për yllin kosovar.

Mediumi gjerman “Der Spiegel” raporton se “Hammers” janë të gatshëm t’i paguajnë 35 milionë euro për futbollistin ofanziv, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, londinezët duan ta presin përfundimin e sezonit pasi, nëse Werderi bie nga Bundesliga, mund ta blejnë futbollistin për 15 deri në 20 milionë euro.

Krahas West Hamit, në Angli Rashicën e duan edhe Liverpooli e Aston Villa.

Rashicën e duan edhe Leipzigu e Borussia Dortmundi në Gjerman, por edhe Lazio e Napoli në Itali.

Rashica i ka realizuar 10 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime në 24 ndeshje të zhvilluara deri tash këtë sezon.

Ai ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022, por dëshiron të largohet nga Bremeni gjatë verës që vjen.

Komento: