Trajneri portugez Jose Mourinho mbetet njeri shumë i kërkuar, edhe pas shkarkimit nga Manchester Unitedi.
Mourinho mbetet trajner shumë i kërkuar, përkundër se u shkarkua nga Manchester Unitedi vetëm një javë më parë.
Gjigantët evropianë synojnë ta ketë portugezin në stolin e tyre tani që është trajneri i papunë, shkruan Times, përcjell Gazeta Express.
Mourinho u kërkua nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini në vitin 2018, si zëvendësues i Julen Lopeteguit dhe Unai Emeryt, respektivisht.
55-vjeçari pritet të vërshohet nga ofertat tani që është larguar nga “Old Traffordi”. Ai u shkarkua të martën pas plot dy vitesh e gjysmë në United.