Gjiganti anglez favorit për ta transferuar Leaon

11:04 | 16 Shkurt 2022

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao është në shënjestër të Arsenalit, njofton të mërkurën “La Repubblica”.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta është duke udhëhequr garën për transferimin e 22-vjeçarit.

Interesim për futbollin e klubit italian kanë shprehur edhe shumë skuadra tjera të Premier Leagues së Anglisë.

Milani shpreson ta mbaj gjatë portugezin që aktualisht ka rol kyç në ekipin e Stefano Piolit.

Këtë edicion në 27 ndeshje ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë. Ai iu bashkua Milanit në gusht të vitit 2019 dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Komento: