Gjiganti anglez transferon Iscon nga Reali për 75 milionë euro

18:01 | 20 Dhjetor 2018

Lojtari spanjoll i Real Madrditi Isco mund t’i bashkohet gjigantit anglez, Chelsea.

Isco nuk është duke kaluar momente të mira te skuadra e Real Madridit.

Në përfundim të këtij stinori, Chelsea mund të humbasë yllin e ekipit, Eden Hazard i cili mund të transferohet te Real Madrid.

Por nga Los Blancos në janar te Blutë mund të transferohet një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Iscon i cili me marrjen e drejtimit të Realit nga ana e Santiago Solarit, po gjen shumë pak hapësira në formacion pasi nuk preferohet nga trajneri argjentinas.

Me shumë gjasa mesfushori do të ndërrojë skuadër që në janar dhe Isco mund t’i bashkohet pikërisht Chelseat.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Chelsea është gati të ofrojë 75 milionë euro për kartonin e Iscos, i cili ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2022.

Komento: