Gjiganti evropian bën gati 30 milion për transferimin e Sanches në janar

13:06 | 08 Dhjetor 2021

Gjiganti evropian bën gati 30 milion për transferimin e Sanches në janar

Arsenal ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për të transferuar yllin e Lilles, Renato Sanches.

Sipas Daily Mail, portugezi është i hapur për largimin, me Arsenal dhe AC Milan si dy klubet më të interesuara.

Arsenal është gati të shpenzojë 30 milionë euro për të bindur portugezin të transferohet në “Emirates” gjatë afatit të janarit, përcjell lajmi.

Sanches para disa ditëve konfirmoi interesimin e Arsenalit dhe AC Milanit, derisa është gati për aventurën e re.

Milan mbetet favorit, sidomos pasi me shumë gjasa do e humbin mesfushorin Franck Kessie si agjent të lirë, ngase nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Komento: