Gjiganti evropian po e rrëmben Shabanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjiganti evropian po e rrëmben Shabanin

20:57 | 05 Janar 2019

Ajax po konsideron një lëvizje për mesfushorin 19-vjeçar të Bayern Munich, Meritan Shabani, raporton Bild përcjell ORAinfo.

Ekipi holandez thuhet se e sheh atë si një pasardhës afatgjatë ndaj shumë të kërkuarit Frenkie De Jong, i cili ka qenë subjekt i spekulimeve të forta që e lidhin atë me Barcelonën, Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germain.

Shabani zakonisht ka luajtur në një rol më të avancuar sesa De Jong deri më tani në karrierën e tij të re, megjithatë shpesh duke luajtur si një mesfushor sulmues – megjithëse ai është paraqitur në një rol më tradicional të mesfushës qendrore – për ekipin rinor të Bayernit./ORAinfo/

Komento: