Gjiganti evropian po e rrëmben Strakoshën

18:47 | 17 Maj 2019

Ylli i Kombëtares shqiptare po kërkohet nga Tottenham.

Thomas Strakosha në sezonin e ardhshëm mund të mos ta shohim më në Seria A. Portieri i kombëtares sonë mund të fillojë një aventurë të re me finalistët e Champions League-s, Tottenhamin.

Paraqitjet shumë të mira në muajt e fundit, kanë konfirmuar rritjen e madhe për Thomasin, që është gati për të bërë hapin e madhe në një klub të njohur evropian. Sipas revistës së njohur sportive “Fuorfourtwo.com”, skuadra e Pochettinos e kërkon me ngulm.

“Spursat” më 1 qershor do të luajnë finalen e Champios League ndaj Liverpoolit, por më pas duhet të fillojnë që të mendojnë për një portier që të zëvendësojë Lloris.

Komento: