Davide De Gea është portieri i skuadrës së Manchester United dhe që së shpejti pritet ta lë këtë skuadër.
Manchester United nuk është i gatshëm që t’i ofrojë pagë 400 mijë funte në javë David de Geas.
Portieri spanjoll ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re, pa u plotësuar kërkesa nga skuadra angleze, përcjell lajmi.net.
PSG është e gatshme që ta paguajë De Gean 400 mijë funte në javë, vetëm që të kalojë në Parkun e Princave.
Por, portieri spanjoll është duke u kërkuar edhe nga Real Madrid, gjersa mbetet të shihet në verë se cili do të jetë vendimi i tij.