Pirelli mund t’i ndihmojë Interit që ta transferojë Messin.
Shefi ekzekutiv i Pirellit, Marco Tronchetti, ka thënë se sponsori i Interit mund t’u ndihmojë Nerazzurrëve që ta transferojnë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, por edhe presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, duhet të bëjë përpjekje maksimale.
E ardhmja e argjentinasit është vënë sërish në pikëpyetje, ndërsa është spekuluar se kapiteni i Blaugranëve mund të largohet nga Camp Nou pas përfundimit të kontratës në vitin 2021.
33-vjeçari është lidhur edhe në të kaluarën me Messin, ndërsa ish-presidenti Massimo Moratti pati deklaruar se kjo nuk ishte “një ëndërr e ndaluar”.
Tronchetti, megjithatë, ka thënë se kriza e coronavirusit mund të pengojë Pirellin që të kontribuoju ashtu siç ndihmoi Fiati në transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.
“Sinqerisht, në një kohë të këtillë, nuk jemi në gjendje të investojmë në sport më shumë se kaq, mes Formula 1, Kupës së Amerikës dhe Interit”.
“Duhet t’i kërkojmë Steven Zhangut që të përpiqet më shumë. Ne mund të ndihmojmë, por nuk mund të bëjmë asgjë të rëndësishme”, ka deklaruar Tronchetti për Gr Parlamento.