Gjiganti i madh po e rrëmben Pjanicin, ofron 75 milionë

22:12 | 23 Prill 2019

Gjigantët francezë, Paris Saint-Germain thuhet se po kërkojnë të bëjnë ofertën e parë zyrtare për të nënshkruar lojtarin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Pjanic ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid gjatë disa dritareve të fundit të transferimit dhe Juventusi mund të lejojë që të largohet boshnjakun në verë,përcjell ORAinfo.

Telefoot deklaron se PSG po kërkon të rrëmbejë Pjanic duke bërë një ofertë prej rreth 75 milionë euro. Nuk dihet nëse Juventusi do ta pranojë atë vlerë të mjaftueshme apo jo./ORAinfo/

Komento: