S’ka të prekur me koronavirus, Napoli i rifillon stërvitjet sot.
Pas dy muajsh pauze, Napoli i rikthehet këtë të diele stërvitjeve, sigurisht individuale dhe me masat e duhura të sigurisë.
Ka qenë vetë klubi napolitan që ka njoftuar rifillimin e stërvitjeve pasi të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ pas testeve që iu nënshtruan:
“Përfundon testet diagnostikuese, nga 10 maji të gjithë mund të zhvillojnë stërvitje individuale duke respektuar rregullat e vendosura”, thuhet ndër të tjera në postimin e klubit.
Gattuso ka në dispozicion grupin e plotë, të gjithë lojtarët ndodhen në Napoli, të gatshëm për të rifilluar stërvitjen.