Gjiganti italian i bindur në transferimin e Higuainit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjiganti italian i bindur në transferimin e Higuainit

20:59 | 11 Korrik 2019

Klubi i Romës vazhdon të besoj se do të arrijë të nënshkruaj me Higuainin.

Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport, klubi romak ende mbesin të sigurt në nënshkrimin e sulmuesit të Juventusit Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas u kthye pas aventurës së tij në Milan dhe pastaj në Chelsea, ndërsa në fund të sezonit u kthye në Juventus, përcjell ORAinfo.

Higuain dëshiron që të mbetet të ‘Zonjë e Vjetër’ këtë sezonë për të luajtur krah Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, CorSport sugjerojnë se ekipi i Romës ende besojnë se mund të mbyllin një marrëveshje për argjentinasin, pavarësisht nga ajo që agjenti i tij dhe raportet e tjera kanë sugjeruar se ai nuk dëshiron Romën. /ORAinfo/

Komento: