Gjiganti italian i vihet pas Griezmann

17:47 | 25 September 2022

Antoine Griezmann, është i huazuar te Atletico Madrid nga Barcelona.

Nëse Atletico dëshiron që ai të jetë në klub sezonin e ardhshëm, ata ose duhet të paguajnë 40 milionë euro ose ta bëjnë francezin të luajë 50% të të gjithë kohës së mundshme të lojës.

Juventusi që e dëshiron për verën e ardhshme është në pritë, përcjell ORAinfo.

Barcelona dhe Atletico Madrid janë përfshirë në një luftë në prapaskenë për Griezmann. Francezi është i huazuar te Atletico Madrid dhe nëse dëshiron të qëndrojë, Atleti duhet të paguajë 40 milionë euro ose t’i japë gjysmën e minutave në dispozicion.

Diego Simeone e ka futur në lojë nga minuta e 60-të e tutje në të gjitha ndeshjet, përveç derbit kundër Real Madridit. Një situatë e cila do të çojë në një luftë mes dy gjigantëve spanjollë, ndërkohë që përfshihet edhe Juventusi.

Sipas informacioneve të ‘La Gazzetta dello Sport’, skuadra e Torinos e ka vënë në radar sulmuesin për verën e ardhshme. Kontrata e ish-lojtarit të Real Sociedad skadon në vitin 2024 dhe ata e shohin verën e ardhshme si një mundësi për të forcuar skuadrën e tyre./ORAinfo/

Komento: