Gjiganti italian po ia merr yllin e madh Milanit

19:06 | 22 Qershor 2019

Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport ,trajneri i Fiorentina Vincenzo Montella i ka kërkuar bordit të nënshkruajë mesfushorin e Milanit ,Lucas Biglia.

Biglia ka rënë në favor të Rossonerëve gjatë vitit të kaluar, duke humbur vendin e tij në skuadër, pavarësisht faktit se Milan ende i detyrohet pagesave në Lazio për lojtarin, përcjell ORAinfo.

Transferimi kurrë nuk u realizua ashtu siç pritej dhe tani Montella dëshiron të sjellë argjentinasin me përvojë në Firence./ORAinfo/

Komento: