Inter ka bërë një lëvizje të befasishme duke refuzuar që të transferojnë mesfushorin e Arsenal, Mesut Ozil.
Ishte pikërisht skuadra nga Londra që kishte propozuar që të shkëmbehen Mesut Ozil – Ivan Perisic, mirëpo një ofertë e tillë është refuzuar nga italianët.
Arsenal po mendonin që ta transferonin kroatin në formë huazimi, me opsion blerjeje në fund të sezonit për 40 milionë euro, apo shkëmbim me Ozil.
Disa media angleze, përfshirë “BBC Sport” kanë raportuar sot se “Gunners” kanë avancuar në bisedimet me anësorin kroat