Alexis Sanchez pritet të largohet nga Manchester United gjatë verës.
Pas Juventus dhe Inter, se fundmi interesim të madh ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Atletico Madrid.
Sipas asaj që është raportuar nga The Sun, Atletico Madrid është bashkuar me Interin dhe Juventusin në garën për yllin kilian, përcjell ORAinfo.
Sanchez u transferua te Manchester United në janar 2018, duke lënë Arsenalin prapa në një marrëveshje shkëmbimi me Mkhitaryan.
Sidoqoftë, Alexis nuk ka arritur të bëjë përshtypje në Manchester dhe ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshmë ta shesin kilianin gjatë afatit të verës.
Juventus, Inter apo Atletico Madrid, shumë shpejt do ta kuptojmë ekipin e ri të kilianit, Alexis Sanchez. /ORAinfo/