Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Ansu Fati.
ESPN raporton të martën se Unitedi ka bërë gati një ofertë të majme për 20-vjeçarin, i cili pëlqehet nga trajneri Erik ten Hag.
Fati nuk është i kënaqur me minutazhën e tij te Barcelona dhe gjasat janë të mëdha që ta kërkojë largimin nga ekipi në verë.
Ai ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 3 herë në të gjitha garat për Barcelonën, ekip që po marshon drejt titullit të kampionit këtë edicion në La Liga.
Fati ka kontratë me Barçën deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet të tjera. Në shtatë ndeshje për Spanjën, Fati ka shënuar edhe dy gola.