Gjiganti nga Premierliga ofron 70 milionë për Neymarin

15:20 | 17 May 2023

Skuadra e Chelseat është e vendosur që prej edicionit të ardhshëm ta ketë në radhët e veta sulmuesin Neymar.

Madje “Daily Mail” raporton të martën se Chelsea tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Paris Saint-Germainit për brazilianin.

Mësohet se për kartonin e Neymarit skuadra angleze ka ofruar 70 milionë euro.

31-vjeçari po shihet te Chelsea si përforcim i madh për edicionin e ri dhe londinezët do të bëjnë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e tij.

Te Parisi janë të gatshëm ta shesin Neymarin, të cilin tashmë e kanë nxjerrë në shitje. Ai këtë edicion ka 18 gola e 17 asistime në të gjitha garat për Parisin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Barcelona.

Neymar ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Komento: