Pas Real Madridit edhe skuadra e Chelseat është futur në garë për mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandez.
“Calciomercato” raporton se Chelsea ka bërë gati ofertën për ta bindur Milanin në lirimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Për kartonin e francezit, thuhet se ekipi londinez do të ofrojë 60 milionë euro. Theo shkëlqeu në Kupën e Botës “Katari 2022” me Francën, ndërsa ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2026.
Ai në turneun e Katarit shënoi një gol dhe bëri dy asistime në gjashtë ndeshje të luajtura, por Franca nuk arriti ta mbrojë titullin pasi u mposht në finale nga Argjentina.
25-vjeçari në vitin 2019 iu bashkua Milanit, ndërsa me fanellën e ekipit italian ka dy gola e katër asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat.