Benjamin Pavard, mbrojtësi 27-vjeçar i Bayern Munichut dhe fitues i Kupës së Botës me Francën, është duke u përcjellë nga afër nga nënkampioni i Evropës, Interi. Kështu ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës “nerazzurre”, Simone Inzaghi.
Interi ka dërguar ofertë zyrtare prej 25 milionë eurove, por Bayerni dëshiron edhe 5 milionë euro të tjera për ta lënë të lirë futbollistin.
Kontrata e Pavardit me Bayernin skadon në verën e vitit 2024.
Në vitin tjetër do të jetë futbollist i lirë, kështu që Bayerni dëshiron të përfitojë financiarisht nga ai.
Pavardi, pavarësisht telasheve të shumta me lëndime, ka zhvilluar 43 paraqitje në edicionin e kaluar për Bayernin.
Realizoi shtatë gola dhe dhuroi një asistim.
Ai u transferua te Bayerni në vitin 2019 nga Stuttgarti për 35 milionë euro.
Karrierë ka bërë edhe në Francë te skuadra e Lillet.