Real Madridi është hedhur në sulm për transferimin e sulmuesit Erling Haaland në fund të këtij edicioni.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Borussia Dortmundit për shërbimet e Haalandit.
Bëhet e ditur se Perez ka ofruar 75 milionë euro dëmshpërblim për Haaladin, i cili po kërkohet edhe nga Barcelona e Manchester City.
Haaland pritet të largohet nga Dortmundi këtë verë edhe pse ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2024.
Sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar 23 gola në 20 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat.