Problemet e Ronaldos në Manchester, gjiganti turk kërkon të nisë bisedimet në nëntor
Galatasaray, përmes menaxherit të saj Erden Timur, ka kërkuar një takim me Jorge Mendes, agjentin e Cristiano Ronaldos, për të nisur negociatat për të transferuar portugezin në Turqi në nëntor.
Situata e portugezit te Manchester United dhe pakënaqësitë e shprehura edhe publikisht tashmë nga sulmuesi kanë vënë në lëvizje klubin turk.
Ajo çfarë duket e qartë tashmë është fakti që pas këtij sezoni Ronaldo do e mbyllë me United, por nuk dihet se cili do jetë vendimi i CR7 për të ardhmen e tij.