Milani planifikon shitjen e Krunicit në janar, gjiganti turk mbetet i interesuar për të
Milani raportohet se po konsideron shitjen e Rade Krunic në afatin kalimtar dimëror, pas interesimit të Fenerbahces.
30-vjeçari ishte vendosur si një pjesë e rëndësishme e repartit të mesfushës së Stefano Piolit në fillim të sezonit 2023/24, por shanset për të kanë filluar gradualisht të bien në javët e fundit, transmeton Gazeta Express.
Kuqezinjtë patën një ndryshim në mesfushë gjatë merkatos së verës, pasi nënshkruan me Ruben Loftus-Cheek, Tijjani Reijnders dhe Yunus, të cilët shihen si opsione për mesfushën.
Të shtunën, Krunic mbeti në pankinë, ndërsa Milani regjistroi një fitore 3:1 ndaj Frosinones në “San Siro”. Kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar, ai hyri në fushë për vetëm gjashtë minuta aksion.
Tani, sipas “Calciomercato”, Milani po konsideron një shitje të tij në afatin e janarit.
“Rossonerët” kishin tentuar të nënshkruanin kontratë afatgjate me boshnjakun gjatë verës, për një pagë prej 2 milionë eurosh në vit, plus 500 mijë euro në formë të bonuseve, por që marrëveshja nuk ishte arritur.
Fenerbahce kishte bërë hetime gjatë afatit kalimtar të verës dhe është ende e interesuar për Krunicin, i cili tani mund të bëhet i disponueshëm në javët e ardhshme.