Gjiko e ka ditëlindjen, Elita nuk përmbahet në urimin e saj

17:56 | 03 Janar 2021

Elita Rudi me urim të veçantë për Gjikon me rastin e ditëlindjes.

Reperi Gjiko feston sot ditëlindjen e tij dhe urimin më të mirë e ka marrë nga bashkëshortja Elita Rudi.

Ajo publikoi foto dhe video në profilin e saj të Instagramit ku u panë të ishin të pranishëm edhe miq të reperit.

Elita uroi Gjikon duke e quajtur atë dashurinë e jetës, teksa publikoi një imazh mjaft artistik në fortmatin bardh e zi.

“Urime ditlindjen dashuria e jetes time. Të dua”, tha ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Teksa më vonë ajo publikoi pamje nga festa e ditëlindjes ku shihej një kënd me mjaft shumë dhurata në të cilën Elita shkroi se aty ishin 30 dhurata për 30 vitet e jetës së reperit.

Komento: