Gjiko ia bën vetës një dhuratë super të shtrenjtë

19:31 | 03 Janar 2020

Reperi i njohur Gjiko sot ka festuar ditëlindjen, me ç rast ka marrë shumë urime.

Artisti i suksesshëm shqiptar ka mbushur 29 vjet dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar as urimet e shumta për të, në mesin e tyre edhe nga bashkëshortja e tij, Elita Rudi, shkruan Indeksonline.

Por, Gjiko nuk u mjaftua me kaq, ai i ka bërë vetës një dhuratë super luksoze të cilën e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjiko ka treguar se është bërë pronar i një makine të tipit “Porsche cayenneS”.

“Lumturi është era e një makine të re, urime ditëlindja Gjiko, 29”, ka shkruar reperi sipër imazhit

Komento: