Gjilan: Gjobitet me 300 euro shoferi që tejkaloi shpejtësinë e lejuar të lëvizjes

18:33 | 03 Maj 2024
gjilan:-gjobitet-me-300-euro-shoferi-qe-tejkaloi-shpejtesine-e-lejuar-te-levizjes

Policia e Kosovës në Gjilan njofton se sot gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, ka hasur një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 108 km/h.

Bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim-vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 3 muaj.

Komento: