Gjilan: Pesë persona të shëruar nga koronavirusi

23:30 | 28 Prill 2020

Janë shëruar nga koronavirusi pesë persona në Gjilan.

Sot në komunën e Gjilanit janë shëruar pesë persona të prekur me koronavirus.

Ndërsa gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Shkrimi i plotë:

#Dita47.

Lajmi i mirë është për Gjilanin.

Nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me #COVID19, derisa i kemi pesë të shëruar plotësisht. Vazhdojmë me zbatimin e masave në mënyrë strikte për të arritur në pikën zero të infeksionit.

Durim edhe pak ditë.

#rriNshpi

Komento: