Gjilani – Ballkani, ndeshja përfundon me rezultat të papritur!

15:38 | 27 September 2020

Gjilani dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 0-0.

Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi e filloi mjaftë mirë takimin duke rrezikuar portën e gjilanasve nëpërmjet Korenicës që gjuajti nga distanca në minutën e gjashtë, mirëpo Koliqi u tregua i vëmendshëm.

Më pas Gjilani mori iniciativën, duke rrezikua portën e Ballkanit përmes Hilës (19’), që kaloi për mrekulli dy lojtarët kundërshtarë, e që Haxhihamza u tregua i kujdesshëm.

Gjyqtari Genc Nuza nuk e fali Prekazin e skuadrës nga Theranda që protestoi për një ndërhyrjen e Ferrierës në Gripshin, për t’u ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Në pjesë e dytë, vendasit kërkuan penallti në minutën e 55-të, për ndërhyrje të Gashit ndaj Hajdarit, por Nuza nuk mendoi ashtu.

Gjilani ishte i pa fatë, shkaku që Progni pësoi lëndim në minutën e 67-të, duke i lëshuar detyrimisht vendin Shend Kelmendit.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Kelmendi shpërdoroi një rast të artë, duke quar goditjen e tij afër portës.

Të dy skuadrat deri në fund kishin edhe disa shanse të tjera të mira, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke u ndarë në këtë takim me nga një pikë.

Pas javës së tretë, Ballkani është në vendin e dytë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Arbëria që është lider, ndërsa Ballkani ka katër sosh në të gjashtin.

Komento: