Gjilani – Besa dhe Trepça ’89 – Vëllaznimi, ja kur luhen ndeshjet e barazhit

20:13 | 24 Maj 2019

Javën që vije do të zhvillohen ndeshjet e barazhit në ligën elitare të futbollit kosovar.

Tashmë dihen edhe zyrtarisht datat e ndeshjeve të barazhit për Superligë. Më 30 maj dhe 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të luhen këto dy sfida me peshë jashtëzakonisht të madhe.

Dueli,Gjilani – Besa do të zhvillohet të enjten më 30 maj, kurse pas dy ditësh do të
luajnë Trepça ’89 – Vëllaznimi. Të dy takimet fillojnë prej orës 16:00.

Komento: