
Ballkani dhe Gjilani kryejnë detyrën.
Xhiroja e parë e fazës së fundit të Superligës së Kosovës në futboll ka nisur mirë edhe për Ballkanin dhe Gjilanin që kanë fituar ndeshjet e tyre sot.
Ballkani i Bledi Shkëmbit triumfoi 4:1 ndaj Besës në Suharekë, shkruan Gazeta Express.
Korenica dy gola dhe Gripshi e Prekazi nga një ishin realizatorët për vendasit, teksa për Besën golin e nderit e shënoi Qorri.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani i Ismet Munishit ka shënuar tjetër fitore. Ata mposhtën minimalisht 1:0 Feronikelin.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 20 nga Gerhard Progni i cili realizoi në mënyrë fantastike ngja gjuajtja e lirë.