Gjilani-Drita, befasi në formacionet zyrtare

19:40 | 07 Prill 2019

Sonte fansat e futbollit kosovar do ta kenë mundësinë të shohin njërin ndër derbit më të mëdhenjë.

Derbi më i madh në Kosovë dhe i fundit për sezonin 2018/19 në mes Gjilanit dhe Dritës u vendos të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo për shkak të interesimit dhe rivalitetit të madh mes dy klubeve dhe tifozerive.

Ndeshja është e paraparë të fillojë nga ora 20:00 dhe tashmë një orë para ndeshjes të dy tifozëritë kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit.

Normalisht nuk mungojnë edhe tifozët neutral që preferuar të shikojnë këtë ndeshje nga afër.

Gjilani llogaritet skuadra vendase dhe renditën në IPKO Superligën e Kosovës në vendin e gjashtë me 34 pikë, dhjetë më pak se Drita në pozitën e katër.

Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Papuqi, Lila, Halili, Magani, Lopes, Kosumi, Shabani, Hajdari, Nika, Perez.

Drita: Kirev, Osmani, Leci, Gerbeshi, Limani, Vucaj, B. Shabani, Krazniqi, Neziraj, Nwabueze.

Komento: