Gjilani me mungesë të ujit, paralajmërohet krizë gjatë verës

00:00 | 06 Qershor 2022

Gjilani po vazhdon të përballet me mungesë të ujit.

Banorët në lagjen Arbëria në qytetin e Gjilanit patën një periudhë me mungesë të ujit të pijshëm.
Reduktimet e furnizimit me ujë sipas banorëve zgjasin me ditë.

Pas kësaj furnizimi me ujë është stabilizuar, por prapë ai është i papërdorshëm.

Lagjia Arbëria nuk është e vetmja që po përballet me këtë problem. Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes kanë edhe në lagjet Dardania 1 dhe 2. Në këtë situatë ata po detyrohen të gjejnë zgjidhje tjera.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROMORAVA” thonë se ndërprerja me ujë të pijshëm ishte për shkak të reshjeve të shiut, por që nuk përjashtojnë mundësinë e krizës.

Shpresat janë te investimet nga Banka Botërore. Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Gjilanit por të njëjtit nuk ishin të qasshëm.

Ndryshe nga ta, PDK që janë po ashtu pjesë e qeverisjes lokale, kanë një përgjigje.

Gjatë muajve të verës Komuna e Gjilanit përballet me mungesë të furnizimit të ujit të pijes, e kjo ishte premtuar të zgjidhej edhe gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet lokale.

Komento: