Gjini: Gara ishte në një teren absolutisht jo fer politik, por qytetari tregoi se e kupton se ku jemi, i falënderoj të gjithë

21:35 | 07 Qershor 2026
gjini:-gara-ishte-ne-nje-teren-absolutisht-jo-fer-politik,-por-qytetari-tregoi-se-e-kupton-se-ku-jemi,-i-falenderoj-te-gjithe

Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar për media lidhur me procesin zgjedhor sot.

Gjini, ka falënderuar votuesit e AAK’së, duke thënë se qytetarët treguan se e dojnë vendin e vet, edhe pse, ‘’ anë përdor të gjitha mjetet të mundshme për me e kthy rezultatin në favor në pushtetit’’.

‘’Kemi me punu shumë që vota dhe vullneti i tyre me u respektu., Pavarësisht që kjo garë zgjedhore është mbajt në një teren jo fer politik, ku janë përdor të gjitha mjetet të mundshme për me e kthy rezultatin në favor në pushtetit, prapë se prapë qytetari ka tregu se e kupton ku jemi dhe që e don vendin e vet.  Kjo që ne përfaqësojmë, pa tjetër që një ditë ka me fitu, prej nesër mbetet me u pa se si do të jenë rezultatet përfundimtare. Ne e respektojmë rritjen që e kemi pas në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Komento: