Gjini ka një propozim për Thaҫin, i thotë t’ia vë këtë kusht Presidentit serb

22:40 | 06 March 2019

Ardian Gjini duket se ka një propozim për Presidentin Thaҫi

Ai i ka bërë thirrje që t’ia vendosë një kusht homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, para vazhdimit të dialogut me të.

Gjini ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Thaçi duhet ta kushtëzojë bisedimin me Vuçiqin, me një kërkimfalje të tij.

“Nëse Vuçiq nuk del të kërkojë falje, që ka thënë në Kosovë se Millosheviq është lider i madh, dhe që Serbia i ka vrarë fëmijët e vet në ‘Panda’”…, Thaçi s’duhet të bisedojë me të, ka vlerësuar nënkryetari i AAK’së.

Gjini i ka sugjeruar Thaçit që t’i kërkojë Vuçiqit të dalë të kërkojë falje “në Beograd, në konferencë për shtyp”.

Sipas Gjinit, Kosova s’duhet të përfshihet në bisedime me Serbinë “nëse nuk ka garanci minimale që nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”.

Komento: