Gjini: Një storie suksesi që tregon se si bashkëpunimi ndërkombëtar mund të ndryshojë jetën e njerëzve tanë!

18:26 | 11 Shtator 2025
Gjini: Një storie suksesi që tregon se si bashkëpunimi ndërkombëtar mund të ndryshojë jetën e njerëzve tanë!

Kryetari i komunës së Gjakovës, njëherësh kandidati edhe për një mandat, Ardian Gjini ka njoftuar se AULONA SHPK, së bashku me partnerët e tyre nga Republika e Çekisë 🇨🇿, Kompania “KES”, hapën sot zyrtarisht linjën e re të prodhimit në industrinë automobilistike, me fokus në prodhimin e kabllove dhe sistemeve elektrike për automjete. 

“Ky projekt sjell zhvillim ekonomik për Gjakovën 📈, duke krijuar vende të reja pune, mundësi për të rinjtë dhe një të ardhme të ndritur për qytetarët tanë!, ka shkruar Gjini.

Postimi i plotë:

Një storie suksesi 👏 që tregon se si bashkëpunimi ndërkombëtar 🌎 mund të ndryshojë jetën e njerëzve tanë!

Jam shumë i lumtur që AULONA SHPK, së bashku me partnerët e tyre nga Republika e Çekisë 🇨🇿, Kompania “KES”, hapën sot zyrtarisht linjën e re të prodhimit në industrinë automobilistike, me fokus në prodhimin e kabllove dhe sistemeve elektrike për automjete 🚘.

Ky projekt sjell zhvillim ekonomik për Gjakovën 📈, duke krijuar vende të reja pune, mundësi për të rinjtë dhe një të ardhme të ndritur për qytetarët tanë.

Faleminderit AULONA SHPK dhe KES për këtë arritje të jashtëzakonshme! Shumë suksese tutje 🤝

Komento: