Gjini: Njerëzit që i keni votou, i kanë ozurpu institucionet

18:20 | 11 Shtator 2026
ardian-gjini-therret-konference-per-media

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë një deklarim zyrtar lidhur me situatën e krijuar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend.

Veprimet e sotme, Gjini i quajti “maskaradë”, duke thënë se është një lojë e pastër e mazhorancës për të blerë kohë, transmeton IndeksOnline.

Sipas Gjinit, koha e blerë do t’i shërbente LVV-së që zgjedhjet t’i caktojë më 27 dhjetor. Ai thotë se sot u pa ana e errët e atyre që janë zgjedhur.

“Kjo edhe nëse çmimi është shkatërrimi i institucioneve të shtetit.

Ky është mesazhi im dhe i Aleancës për të gjithë qytetarët e Kosovës!” shkroi Gjini, krahas videos.

Komento: