Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova me nevojë për reformim radikal të ekonomisë

14:45 | 08 Korrik 2026
gjini:-ritmi-aktual-po-na-le-prapa-rajonit,-kosova-me-nevoje-per-reformim-radikal-te-ekonomise

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për rritjen ekonomike të Kosovës, duke vlerësuar se shifrat nuk duhet të interpretohen me triumfalizëm politik, pasi, sipas tij, ato nuk pasqyrojnë realitetin ekonomik të qytetarëve.

Ai përmes një reagimi në Facebook, theksoi se Kosova vazhdon të ketë GDP-në më të ulët për kokë banori në rajon, ndërsa hendeku me vendet fqinje dhe Bashkimin Europian mbetet i madh.

Sipas tij, një rritje ekonomike prej rreth 4 për qind nuk është e mjaftueshme për të siguruar zhvillim të mirëfilltë, pasi mbështetet kryesisht në konsumin e brendshëm dhe remitancat, e jo në prodhim, industri dhe eksporte.

Gjini ka paraqitur edhe një analizë krahasuese, sipas së cilës, nëse vazhdon ritmi aktual i rritjes ekonomike, Kosovës do t’i duhen rreth 8 vjet për të arritur Bosnjë e Hercegovinën, 13 vjet Maqedoninë e Veriut, 20 vjet Shqipërinë, 54 vjet Malin e Zi, 77 vjet Serbinë dhe mbi 130 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian.

Komento: