Gjini rrëfen si u trajtua Haradinaj nga amerikanët

21:06 | 30 Janar 2019


Pas bisedës në mes këshilltarit amerikan për siguri, John Bolton dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini është shprehur se shteti amerikan po e trajton mirë Kosovën marrë parasysh madhësinë e vendit tonë.

Ai tha se nuk ishte fizikisht aty mirëpo, sipas tij, në këtë bisedë kryeministrit Haradinaj i është përmendur pezullimi i taksës.

“Me sa di unë është përmendur që kish qenë mirë të pezullohet taksa dhe cila ka qenë pjesa tjetër e bisedës nuk e di. Sa e di, biseda ka qenë shumë korrekte, SHBA-të na kanë trajtuar jashtë proporcionalisht mirë në krahasim me madhësinë e shtetit tonë”, ka thënë Gjini. “Kjo temë do të diskutohet por mendoj që gjithë bota duhet ta kuptojë që Kosova duhet me marrë çka meriton. Edhe një herë po ju them që është bërë një kohë e gjatë që këtu ka pasiguri, gjithçka ndodh brenda vitit dhe nuk po mundemi të stabilizohemi sepse po dalin gjëra tjera”.

Komento: