Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje miqtë ndërsa me gëzim armiqtë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

23:35 | 07 Gusht 2026
gjini:-sonte-kosoven-e-shohin-me-dhimbje-miqte-ndersa-me-gezim-armiqte,-kurti-po-ia-qet-faqen-e-zeze-vendit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas ftesës për vazhdimin e seancës konstituive nesër, ka thënë se sonte, Kosovën janë duke e parë me dhimbje qytetarët dhe miqtë e vendit, ndërsa me gëzim e shohin armiqtë.

Gjini, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit po ‘’ia qet faqen e zezë’’ vendit tonë.

‘’ Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan’’, ka shkruar Gjini mes tjerash.

Postimi:

Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë!

Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë.

Albin Kurti, ti po ia qet faqen e zezë vendit tonë. Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan.

Kosova jonë ka me u forcu, e me u rrit, pa ty. Përkundër dëmit që po ia shkakton.

Ndërsa edhe ata që të ndjekin qorrazi, njëjtë do të përfundojnë.

Komento: