Gjini zbulon kushtet e Aleancës për koalicion me VV-në

14:00 | 26 Qershor 2026
gjini-zbulon-kushtet-e-aleances-per-koalicion-me-vv-ne

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij mbështet çdo marrëveshje politike që mund të çojë në tejkalimin e krizës institucionale në vend, por ka shprehur dyshime se një marrëveshje e tillë do të arrihet.

Gjini tha se në një sistem normal politik nuk do të duhej të ishte çështje se kush zgjidhet i pari, presidenti apo qeveria, duke theksuar se rëndësi ka funksionaliteti i institucioneve.

Në ndërkohë, ai theksoi se Aleanca nuk synon të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe se qëndrimi i saj do të mbetet i njëjtë edhe nëse ftohet për bisedime.

“Nuk kanë nevojë me na thirrë, për shkak se nuk kanë pse, sepse ne nuk po duam të jemi pjesë e Qeverisë së Kosovës. Na thirren apo jo, përgjigja ka me qenë e njëjtë, edhe nëse kanë me pasë dëshirë me na ftu, këto që i thash sot kanë me i marrë, asgjë tjetër. Do t’i them ‘prano gazin amerikan, nise procesin e termocentralit, ngrite pragun e TVSh-së, hiqe tatimin në pronë për bujqit, ule inflacionin, kryeje infrastrukturën e nisur’”, deklaroi ai.

Komento: